Videoja e imamit Elvis Naçi bëhet virale: Femrat duan makina të shtrenjta, meshkujt po detyrohen të vjedhin!

4 Shtator 2018, 13:33

Ligjërata e fundit e imamit të njohur Elvis Naçi është bërë virale në rrjetet sociale. Ai është shfaqur si gjithnjë i drejtpërdrejte me meshkujt, flet për vepra që na japin lirinë e vërtetë dhe jo lirinë e shkatërrimit apo të mashtrimit.

Në këtë linjë, Naçi nuk ka nguruar të shprehet se janë femrat ato që i çojnë drejt vjedhjeve dhe mashtrimeve. Duke mos i përgjithësuar, Naçi thotë se ka femra që duan jetë luksi e makina të shtrenjta, duke detyruar kështu meshkujt të shkojnë drejt vjedhjeve.

“Çfarë ndodh? Sot u dhe pas femrave, por femrat duan lekë, të bëjnë hajdut.  Po si? Femrat që e kanë lënë veten të jenë objekt pasioni për meshkujt zoti i udhëzoftë. Ti që je i dhënë për femrat dije se kanë kosto. Kur ajo hyn për shoping dije që ti duhet të vjedhësh se nuk ia del dot. Femra që shesin veten për pasion duhet të bësh 1 mijë e 1 zullume që të blesh ato që do ajo. Prandaj o njerëz të mirë mos bini pre e shejtanit se e filloni me femrën e mbaroni me vjedhjen e mbaroni me drogën Nuk ndërtoni dot kurrë familje të shëndoshë, nuk gëzon dot fëmijët”

Imami Elvis Naçi

Ndër të tjera, Naçi këshillon se njerëzit duhet ta konsiderojnë fisin si diçka të madhe, të përpiqen të ngrenë nivelin e jetesës.