Videoja e kunatit të Babales, Ardi Veliu dëshmon në prokurori, nesër Florenc Hoxha

16 Tetor 2018, 13:33 | Përditesimi i fundit: 2018-10-16 17:19:29

TIRANE-Drejtroi i Policisë së Shtetit Ardi Veliu prej orës 13:00 po dëshmon në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me videon e kunatit të Babales, ndërsa nesër në orën 09:30 do të pyetet ish-drejtori i Policisë Bashkiake në kohën e Bashës, Florenc Hoxha. Veliu po jep dëshminë e tij para prokurorëve Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Videoja e dytë e publikuar pak ditë më parë nga deputeti i PD, Ervin Salianji është në dosjen Babale, ku përfshihet edhe audio- përgjimi që sipas ekspertizës rezultoi i rremë. Në videon e dytë Alizoti pretendon se është marrë në makinë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale".

Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes. Por, si Policia e Shtetit ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit. Ndërkohë që Florenc Hoxha do të merret në pyetje, pasi është personi që ka intervistuar kunatit e Babales.Por, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat "Shqiptarja.com" i publikoi ekskluzivisht disa ditë më parë, Fredi Alizoti në biseda telefonike me "Babalen" por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit të Brendshëm e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji.