Videoja më e bukur/ Mjekja shqiptare kërcen vallen e Tropojës në Singapor

21 Prill 2020, 19:21

Odeta Shkëmbi prej katër vitesh jeton dhe punon në Singapor. Me profesion dentiste, ajo është izoluar si gjithë banorët e botës. Në një lidhje skype, Odeta tregoi për situatën në vend dhe se si po kalonte ditët në izolim. Mes muzikës së bukur shqiptare, ajo dhe familja e saj kërcenin cdo mbrëmje jo vetëm për tu argëtur, por për të treguar edhe rrënjët se nga vijnë. Kjo video është përhapur shumë në rrjetet sociale dhe këtë pasditë e ndame edhe për miqtë e Repolitix në Report Tv.