VIDEOLAJM/ Rama poston pamje nga Spitali i Fierit, ironizon kritikët: Ja edhe hyrja e "stallës"

3 Prill 2021, 14:24

Kryeministri Rama ka postuar pak minuta më parë pamje nga hyrja e spitalit të ri rajonal të Fierit që po ndërtohet.

"Ja edhe hyrja e "stallës" që u verboi sytë e shthuri gojën komentatorëve të zjarrtë demokratikas këtu... Mos u mërzisni miq, Shqipëria nuk ndalet dhe kjo shumicë popullore që punon pa pushim, nuk ndalet; më e mira do bëhet edhe për ju demokratikësit, për familjet tuaja, për vendbanimin tuaj Dhe do ta bëjmë ne, me punë e me durim, jo me gjumë e me llafe nëpër gjumë", shkruan Rama