Rrogozhinë, vajza e vogël i dhuron lule Ramës: Ti je dashuria ime

20 Janar 2021, 19:13 | Përditesimi i fundit: 2021-01-20 19:14:18

Teksa ka inspektuar pasditen e sotme në Qendrën Shëndetësore në Rrogozhinë, Kryeministri Rama ka gjetur 'fansen' e tij më të vogël.  Një vajzë i vogël i ka dhuruar lule duke i thënë 'ah dashuria ime'. Rama insistoi që lulet t'ia jepte ministres Manastirliu por ajo nuk pranoi.

E plotë

Vajza e vogël: Ah dashuri (dhe i drejton lulet)

Rama: Jepja lulet kësaj tetës (Për Manastirliun)

Vajza: Jo asaj!

Më pas brenda ambienteve të qendrës shendetësore një tjetër bisedë e veccantë mes Kryeministrit dhe vajzës.

Rama: Si e ke emrin

Vajza: Kela! Ti je dashuria ime. Të kam parë te reklama dhe kam thënë 'o xhaxhi Edi Rama je dashuria ime'!

Rama qesh