Video/Sot buzëqeshën për koalicionin pazgjedhor, por para pak kohe Basha betohej: S’bëj pazar dhe s’do bashkëqeveris kurrë me LSI-në

1 Mars 2021, 19:47

Paqëndrueshmëritë e deklaratave të Lulzim Bashës janë të dukshme dhe kjo nuk ka nevojë të kalojë shumë kohë për t’u kuptuar. Ndërsa sot u shfaq i buzëqeshur dhe plot shpresë për të ardhmen se PD së bashku me LSI do të arrijnë të nxjerrin vendin nga bataku që e ka futur Rama dhe do të risjellin shpresën në vend, jo shumë larg por vetëm 4 vite më parë Basha përbetohej se nuk do të bënte kurrë pazare dhe nuk do të bashkëqeveriste me LSI. Ndërsa sot bëjnë kalkulime për kandidatë të përbashkët me justifikimin e maksimizimit të votës.

Në qershor të 2017, një ndër premtimet më të bujshme të kreut të PD ka qenë refuzimi i çdo mundësie bashkëqeverisje me LSI, pasi sipas tij, është një parti klienteliste dhe se mes PD dhe LSI nuk ka asgjë të përbashkët. 4 vite më parë Basha shprehjet se LSI lëviz nga fryn era dhe ngjitet pas partive të mëdha vetëm për vende pune.