Vidhet dhe më pas digjet një banesë në Delvinë, pronari: Kemi frikë mos djegin ullinjtë

20 Janar 2020, 14:28 | Përditesimi i fundit: 2020-01-20 15:26:31

Një banesë është vjedhur dhe më pas është djegur në fshatin Rusan në Delvinë. Gjatë mesnatës shtëpia e dy vëllezërve nga Rusani, në Delvinë u shkrumbua nga flakët.  Jorgo Stavro dhe Aqi Gjini e përdornin banesën për të kaluar natën kur punon në tokën me ullinj. Në shtëpinë ku kishte orendi, vegla pune  dhe prodhime artizanale nuk shpëtoj asgjë.

Në 7 vite investim kjo nuk është hera e parë që Stavro dhe Gjini përballen me një ngjarje të tillë, në vitin 2018 prodhimi i tyre i vajit u vodh në shtëpinë ku ata banojnë ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë dënojë vetëm njërin nga bashkë-autorët e vjedhjes.

8 milionë lekë të vjetra është dëmi i një nate më parë, sipas tyre, por ata frikësohen se mos dikush do të rrezikoj sërish hektarët me ullinj ku cdo vit punësohen banorët e zonës.