Vidhet kisha e Shën Thanasit në Korçë, autorët thyejnë 4 arkat ku besimtarët dhuronin para

18 Nëntor 2019, 12:48

KORÇË- Një kishë është vjedhur gjatë natës në qytetin e Korçës. Kisha e Shën Thanasit është vjedhur gjatë orëve të natës nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë mundur të thyejnë 4 arka ku njerëzit hidhnin lekë për të blerë qirinj, duke marrë gjithçka kishin brenda. 

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha bën me dije se autorët e kësaj vjedhje kanë përdorur derën e pasme të kishës për të hyrë brenda. Si pasojë dera e pasme është shkërmoqur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj vjedhje si dhe për kapjen e autorëve.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të paprecedentë ka reaguar edhe anëtari i Këshillit të Kishave, Robert Vangjeli i cili për momentin zëvendëson kishtarin që ndodhet në Itali.

Vangjeli shpreh shqetësimin e madh para mediave për shkatërrimin që i është bërë kishës së Shën Thanasit gjatë natës. Sipas tij kjo është kryer nga njerëz të papërgjegjshëm duke parë edhe mënyrën se si është shkatërruar brenda kisha, sidomos arkat e besimtarëve dhe arka e qirinjve.

"Shpreh shqetesimin e madh para mediave per shkaterrimin qe i eshte bere kishes se Shen Thanasit mbreme naten nga njerez te papergjegjshem dhe menyra sesi esjte shkaterruar brenda kisha sidomos arkay e besimtareve dhe arka e qirinjve.Eshte alaramante dhe njerez te paperhjegjshem qe duket se do jene njerez te droguar sepse menyra e shkaterimit eshte e ulet dhe alarmante. Nga sa pame ne pamjen e pare qe hyme jane shkaterruar gjith arkat e besimtareve 4 te tilla dhe nje arka qe qirinjve,jane shkallmuar dyert sepse dyert ksne qene te mbyllura. Ky eshte nje problem qe ka ndodhur para 2,vitesh po jo ne kete forme,na ka ndodhur dhe ne kisha te tjera.