Vigjilja e Krishtlindjeve, Janullatos uron në shqip: Besim e dashuri, le të jenë të bekuara këtë vit të ri

24 Dhjetor 2018, 11:11

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos, uron të gjithë besimtarët ortodoksë për Krishtlindjet 2018. Në një mesazh për mediat, Janullatos uron që këto Krishtlindje të bekuara, dhe i gjithë viti i ri 2019 të ketë siguri dhe paqe. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur ka uruar në greqisht, Janullatos ka zgjedhur që këtë vit ta bëjë urimin në gjuhën shqipe.

“Le ta presim me besë dhe dashuri të rigjallëruar. Le ta lartësojmë në mënyrë adhuruese mendjen dhe zemrën tonë, duke kundruar Fytyrën e Krishtit të Dashur. Dhe njëkohësisht, le të punojmë për Ta njohur Atë edhe njerëz të tjerë, afër dhe larg nesh. Krishti ofron antidotin e efektshëm kundër shqetësimit që krijon virusi i pasigurisë.Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri le të jetë përplot me sigurinë e pranisë së Krishtit në jetën tonë të përditshme dhe në ecurinë e botës.”-thuhet në urimin e Janullatos.