Vijnë 54 respiratorë, 5 dërgohen te Sanatoriumi, Manastirliu: Presim edhe 50, po rrisim kapacitetet

2 Prill 2020, 15:26

TIRANË-Vjen sasia e parë e respiratorëve të rinj, 54 copë për forcimin e kapaciteteve në përballimin e situatës së COVID-19, ndërsa 5 prej tyre janë dërguar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i njohur edhe si Sanatoriumi që është i dyti pas Infektivit në gatishmëri për të pritur të prekurit me koronavirus.