‘Meqë je anëtare e PS-së jep kontribut tani!”, Italiania i përgjigjet Ramës për çmimet: Janë shumë të ulëta

18 Shkurt 2021, 16:02 | Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 17:18

Teksa po zhvillon një takim me një përfaqësi të italianëve, kryeministri Edi Rama i ka kërkuar një qytetarje nga Italia, e cila është anëtarësuar me PS-në, që të japë kontributin e saj në parti. Qytetarja: Vendosëm që të vinim me pushime, dhe na pëlqeu shumë sidomos për të jetuar në Vlorë, kemi një vit e gjysëm këtu. Rama: Meqë ju jeni në anëtare e partisë së PS-së tani. Do ju këkroja që të jepni kontributin e parë për partinë, duke ju përgjigjur atyre që thonë se çmimet në Shqipëri janë më të larta se në Europë. Qytetarja: Çmimet apsolutisht jo. Ne shpenzojmë gjysmën e asaj që shpënzojmë në Itali, çmimet janë shumë më të ulta. Rama: Nuk po shkoj më tej, sepse ju nuk paguani taksa po paguani faturat e energjisë dhe të ujit. Ata që thonë që energjia elektrike kushton më shumë në Shqipëri se në Europë, çfarë do tu thoni. Qytetarja: Jo është 1/3 e çmimit.

b.ha./Shqiptarja.com