Vijojnë anëtarësimet e reja në PS, Rama në Sarandë: Po të lindësh socialist, nuk ka asgjë që nuk di

9 Nëntor 2018, 17:51

Kryeministri Edi Rama ka trajtuar në takimin e zhvilluar këtë të premte në qytetin e Sarandës, çështjen e agroturizmit e atë pronësisë. Rama e trajtoi agroturizmin si një pikë shumë të rëndësishme të zhvillimit të Sarandës, duke thënë se emigrantët e vendit duhet të nxiten gjithnjë e më shumë që të kontribojnë në zhvillimin e tij. Ndërsa sa i takon çështjes së pronësisë, ai ritha për banorët sarandiotë se brenda pak ditësh do të bashkohet ALUIZNI dhe Hipoteka, masë e ndërmarrë kjo e cila sipas tij do t’i lehtësojë qytetarët e vendit nga problemet që kanë hasur deri më tani me "grabitqarët" e tokave.

Brenda këtij mandati, zyrat e hipotekave do të jenë zyra model. Ka ende shumë probleme, por ka filluar të ndryshojë dhe kjo kuptohet nga numri i shërbimeve që kanë marrë përgjigje. 

Edi Rama, Kryeministër

Edhe në këtë takim, kryeministri nuk i la mënjanë batutat e tij. Teksa një 63-vjeçare e informoi atë për problemin që ka hasur me njohjen e pronësisë së shtëpive të saj, Rama u shpreh: Po të lindësh socialiste nuk ka gjë që nuk di, po të lindësh demokrate këtu ndryshon puna. Për zgjidhjen e problemeve të këtij lloji, Edi Rama e rivendosi sërish theksin tek platforma e bashkëqeverisjes (Shqipëriaqëdua.al).

Gjatë qëndrimit në Sarandë, Rama inspektoi dhe punimet në disa akse rrugorë, ndërsa të shtunën turi i inspektimeve dhe anëtarësimeve në parti do të ndalet në Vlorë.

    No videos found.