Është arrestuar në Tiranë grupi i pestë që merrej me prostitucion virtual. Në pranga ka rënë Bruna. S, administratorja e një studio “Chat Linë” dhe që dyshohet edhe organizatorja e këtij grupi.
Gjithashtu është arrestuar edhe një 27-vjeçare A.K si dhe është proceduar një 40-vjeçare me akuzën e “Prostitucionit”. Operacioni i Policisë ”Chat Line 5” ka zbuluar edhe apartamentin që ndodhej në rrugën “Reshit Petrela”, i cili përdorej për prostitucion virtual. Report TV mëson se ky grup prej 6 muajsh ushtronte aktivitetin e jashtëligjshëm. Grupi kishte hapur një faqe online ku klientët që komunikonin live më vajzat paguanin nga 50-200 euro ora.
Vajzave u kërkohej të mbanin sa më gjatë kilentët në komunikim. Rekurtimi i vajzave është bërë nëpërmjet publikimeve “online” ose në gazeta ku ofrohej punë kundrejt pagesës më shumë se 1 mijë euro.
