Vijojnë kërkimet në hotel 'Mia Mare' në Durrës, dyshohet për persona të mbetur nën rrënoja

26 Nëntor 2019, 08:46

Policia vijon kërkimet në rrënojat e hotel Mia Mare në Durrës. Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se nën rrënoja mund të ketë persona të dëmtuar nga tërmeti, por ende nuk konfirmohet nëse ka apo jo viktima.