Vijojnë operacionet e kërkim shpëtimit në Durrës e Thumanë

27 Nëntor 2019, 17:29

TIRANE- Një tjetër tërmet 5.3 ballë ka goditur Shqipërinë. Forcat speciale  vijojnë kërkimet për mbi 20 persona që vazhdojnë të jenë nën rrënoja.  Kërkimet janë vijojne në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës: tek tre pallatet e rrëzuara në Thumanë, tek hotel Mira Mare në Durrës, hotel Tropikal, tek lagjja nr.6 në Durrës dhe në afërsi të kryqit të kuq.

Pjesa më e madhe e njerëzve të humbur raportohen në zonën e Kënetës në Durrës dhe Thumanë. Grupet e shpëtimit nga Kosova, Italia, Greqia dhe Kroacia presin të stabilizohet situata për të rinisur operacionet e kërkimit. Ndërkohë që forcat franceze do të jenë të fokusuara në kërkimin e njerëzve të gjallë nën rrënoja.