Vijojnë punimet për Unazën e Madhe të Tiranës, Balluku: Nis asfaltimi në lotin 3, për 3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë

28 Mars 2021, 22:31

Ka nisur asfaltimi në lotin 3, pjesa Verilindore, segmenti Uzina e Autotraktorëve-Shkozë-Materniteti i Ri. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku duke ndjekur punimet që po bëhen në këtë segment tha se për 3 ose 4 ditë parashikohet të hapet segmenti i parë i këtij loti. Ndërsa  deri më 20 prill, tha ajo, parashikohet  të hapet pjesa e mbetur.

"Shpresoj  që moti mos të na ndikojë të mos kemi problematika, për shkak të ndonjë shiu dhe ritmi të mos bjerë deri në përfundim të kësaj vepre. Ju parashikoni që për  3 ose 4 ditë të hapet segmenti i parë. Deri më 20 prill parashikojmë  të hapim pjesën e mbetur. I gjithë loti i 3 do të dorëzohet për përdorim nga autromjetet ashtu siç u bë me lotin e parë", tha Balluku.