Vijojnë reshjet e borës në Korçë, nuk ka probleme me qarkullimin e mjeteve

22 Mars 2021, 08:38 | Përditesimi i fundit: 2021-03-22 14:42:30

Në Qarkun e Korçës gjatë natës kanë vazhduar reshjet e dëborës, me intensitet dhe në zonat +1000m të shoqëruara edhe me erë të fortë.

Reshjet e dëborës vazhdojnë, por me intensitet më të dobët. Trashësia varion nga 5cm-25cm në zonën e Voskopojës, Qafa e Qarrit dhe rruga e Dardhës.

Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen Dimërore me Borëpastruese dhe grupe pune.

Nuk ka probleme në qarkullimi dhe kalimi bëhet pa zinxhirë. Kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështisë së madhe në rrugë.