Vijojnë zgjedhjet brenda PS-së, në Delvinë dhe Konispol fitojnë kandidatët e vetëm në garë

13 Janar 2020, 18:36

Partia Socialiste vijon procesin për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në rrethe. Në Delvinë dhe në Konispol fituan kandidatët e vetëm që ishin në garë Izet Sila dhe Kristo Mallanezo.

Kandidati për kryetar në Partinë Socialiste Delvinë Arkad Duka njofton tërheqjen nga gara, duke i hapur rrugë kryetarit në detyrë Izet Sila të vijojë drejtimin e  PS Delvinë edhe për 4 vitet e ardhshme. "Duke qenë se jemi të gjithë miq, nuk dua të jem më pjesë e garës, e le të lirë kandidatin aktual" tha Arkad Duka.

Izet Sila kërkoi mbështetjen edhe për një tjetër mandat të cilën e mori me 25 vota pro nga 33 votues në total. "Jam i privilegjuar që ndodhem mes jush, kërkoj besimin tuaj dhe do të punojmë bashkë me ju për fitoret e ardhshme. Punuam dhe fituam të gjithë bashkë, prandaj kërkoj mbështetjen tuaj për vitet e ardhshme" deklaroi ai.