Vijojnë zhvarrimet e ushtarëve grekë në Dragot të Tepelenës

29 Maj 2018, 21:08 | Përditesimi: 29 Maj 2018, 21:08

Vijojnë zhvarrimet dhe identifikimet e varreve të ushtarëve grek në Dragot të Tepelenës. Jane zbuluar 340 varre në  parcelën e hapur në janar të këtij viti ndërsa mendohet se janë varrosur rreth 840 ushtar.

Parcela e Dragotit do te sherbeje si vend depozitimi për eshtrat e ushtareve greke në zonën e Tepelenës dhe Permetit. Në lidhje me gërmimet për kërkimin e eshtrave të ushtarëve ka pasur shumë polemika, madje edhe protesta ku kundërshtohej një kërkim i till.

b.ha./Shqiptarja.com