Pas mbylljes së votimeve, kutitë u transportuan në KZAZ për të filluar më pas numërimin prej orës 21:00 të mbrëmjes së të dielës në pjesën më të madhe të bashkive, me përjashtim të Peqinit, Shijakut dhe Kurbinit. Ndërkohë që në 21 bashki kanë dalë fituesit, në 37 bashki vijon ende numërimi.
Janë shpallur fituesit në Pustec, Konispol, Libohovë, Fushë Arrëz, Memaliaj, Kolonjë, Belsh, Himarë, Roskovec, Poliçan, Vorë, Lushnje, Skrapar, Prrenjas, Mallakastër, Malësi e Madhe, Pukë, Ura Vajgurora, Librazhdi, Gramshi dhe Tropoja. Erion Veliaj ka arritur një fitore të shkëlqyer në Tiranë duke u rikonfirmuar.
Pavarësisht bojkotit të PD-së dhe ish-aleatit LSI, në votime kanë shkuar mbi 171 mijë qytetarë të Tiranës.