Vijon problemi në kufi me Greqinë! S'kanë leje nga konsullatat, bllokohen emigrantët shqiptarë

2 Prill 2020, 19:02 | Përditesimi i fundit: 2020-04-02 22:08:50

Vijon problemi i shqiptarëve në kufi me Greqinë. 60 shqiptarë të ardhur nga Athina janë bllokuar në doganën e Kakavijës në tokë neutrale. Emigrantët nuk lejohen që të futen në territorin tonë pasi nuk janë të pajisur me autorizimin përkatës nga konsullata për shkak të situatës nga koronavirusi.