Vijon protesta te 'Unaza e Re', të pranishëm Basha dhe deputetët e PD, bllokohet sërish

23 Nëntor 2018, 19:44

TIRANE - Banorët e "Unazës së Re" kanë dalë në protestë në ditën e 20-të të saj. Njësoj si edhe një ditë më parë, në krye të protestës ndodhet kryetari i PD, Lulzim Basha dhe disa deputetë të opozitës. 

Njësoj si edhe ditët e kaluara, edhe sot protestuesit kanë bllokuar aksin Pallati me Shigjeta ish-sheshi Shqiponja nga të dy krahët, duke shkaktuar kaos në trafik.

Banorët kundërshtojnë projektin e zgjerimit të "Unazës së Madhe"  i cili prek rreth 300 banesa, ndër to shtëpi banimi dhe biznese. Një pjesë e konsiderueshme e objekteve janë ndërtime pa leje dhe për rrjedhojë të palegalizuara. Një ditë më parë protesta e banorëve të "Astirit" degjeneroi në akte dhune përpara Kuvendit, teksa paralelisht zhvillohej seanca e Kuvendit. 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar ditën e sotme protestës së banorëve të Astirit të cilët prej 20 ditësh dalin në protestë për të kundërshtuar projektin e ndërtimit të Unazës së re, i cili prek banesat e tyre .

Pas takimit që zhvilloi me banorët, në një prononcim për mediat kryedemokrati Basha sulmoi ashpër kryeministrin Edi Rama,se është kthyer një një “aga” që bën pazare tenderash me ndërtuesit ndërsa, tha se ky projekt antiligjor që sipas tij ka vlerën e 40 milionë euro, është për vilën e tij në Surrel.

    No videos found.