Vijon puna në shkollën e re '17 Shkurti' në Qesarakë, Veliaj: Në shtator hapim 12 shkolla të reja! Merr fund mësimi me dy turne

6 Korrik 2022, 14:27 | Përditesimi: 6 Korrik 2022, 17:18

Ndërtimi i shkollës “17 Shkurti” në Qesarakë po ecën me ritme të shpejta. Ajo do të mirëpresë 600 nxënës dhe do t’i japë fund mësimit me dy turne. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet, tha se pas dëmtimit që mori me tërmetin e 2019, shkolla e re po ngrihet më e fortë e më cilësore.

Sh.Sh/Shqiptarja.com