Vijon rënia e palmave në Durrës, momenti kur kalimtari dhe makina e policisë shpëtojnë paq

5 Janar 2020, 13:57 | Përditesimi i fundit: 2020-01-05 14:05:19

Në të njëjtin vend, gati dy javë më pas, është rrëzuar një tjetër palmë në qytetin e Durrësit, por këtë radhë fatmirësisht pa të lënduar. Në pamjet që sjell Shqiptarja.com nga kamerat e sigurisë, shihet se si shpëton një kalimtar që po afrohen pranë, ndërsa palma rrëzohet sapo kalon edhe një makinë policie.

Më 24 dhjetor, palma e rënë në të njëjtin vend zyri poshtë dy persona të cilët morën plagë në fytyrë dhe trup.Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e njohur si Valuta në Durrës.