Vijon shpërndarja e ndihmave në Dajt, Veliaj: Jemi pranë çdo të moshuari, përmes rrugës së Arbrit përfiton e gjithë zona

5 Prill 2020, 15:31 | Përditesimi i fundit: 2020-04-05 15:39:01

Në një ditë fundjave, Dajti do të ishte plot me vizitorë vendas dhe të huaj, jo vetëm për bukuritë pafund që i ka falur natyra zonës, por edhe për ushqimet tradicionale dhe mikpritjen.

Sipas zyrës së shtypit, kryebashkiaku Erion Veliaj ishte dje në familjet e Kujtim Lilës, Ahbim Ahmetajt, Maliq Tarjes, Bujar Lilës e Zyhdi Ahmetajt në Dajt, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.