Vijon shpërndarja e ndihmave nga qeveria ndaj familjeve në nevojë dhe pensionistëve

24 Mars 2020, 20:50 | Përditesimi i fundit: 2020-03-24 20:53:09

Vijon shpërndarja e ndihmave të qeverisë ndaj familjeve në nevojë dhe pensionistëve. Përmes një video të postuar në rrjetet sociale kryeministri Rama thekson se asnjë familje nuk do të mbetet pa ndihmën jetike deri në fund.

Duke qenë se ndodhemi në një situatë të emergjencës shëndetësore për shkak të koronavirus, qytetarëve dhe sidomos të moshuarve iu është kërkuar të mos lëvizin nga shtëpia, ndërsa punonjësit social vijojnë në shpërndarjen e ndihmave shtëpi më shtëpi.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm

 VAZHDUAM SOT TË NDIHMOJMË MIJËRA MOTRA E VËLLEZËR NË NEVOJË!

ASNJË NUK DO TË MBETET PA NDIHMËN JETIKE, DERI NË FUND!

#NjëATDHE  #NjëFAMILJE”, shkruan Rama.