Vijon shpërndarja e pakove ushqimore, Rama: Durim, të gjithë do ndihmohen!

23 Mars 2020, 18:20

Në të gjithë Shqipërinë, po shpërndahen ndihma për të gjitha shtresat në nevojë, që në këtë situatë të vështirë të marrin shërbimet e përditshme brenda banesave të tyre, pa dalë nga shtëpia. Pensionistët dhe familjet në nevojë po marrin paketa ushqimore nga rezervat e shtetit në derën e shtëpisë së tyre së bashku me medikamentet, pasi e cilësuar si shtresa dhe hallka më e dobët ku koronavirusi godet më fort, të qëndrojë në shtëpi dhe të mos rrezikojë të infektohet.