Vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve mbi 80 vjeç në Durrës! Bino: Ka më shumë burra se gra! Rama: Se ne jemi më të trembur

2 Mars 2021, 11:39 | Përditesimi i fundit: 2021-03-02 16:05:40

DURRËS- Procesi i vaksinimi ka vijuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, për të moshuarit mbi 80-vjeç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se përzgjedhja bëhet nga mjeku i familjes, i cili është ai që e përcakton mbi bazën e ditëlindjes.

Shefja e epidemiologjisë, Silva Bino është shprehur se në qendrën e vaksinimit në Durrës kanë ardhur më shumë burrat se gratë, e këtu kreu i qeverisë nuk e ka kursyer batutën, duke thënë se "burrat janë më të trembur".

Bino: Vetëm burrat kanë ardhur
Rama: Pse
Bino: Se di, burrat vijnë kryesisht para grave
Rama: Janë më frikacak prandaj
Bino: Mesa duket po
Rama: Kanë më shumë frikë burrat se gratë
Bino: Prisja të gjeja më shumë gra
Qytetari: Kam ardhur vullnetarisht
Rama: Këtu kanë ardhur të gjithë vullnetarisht, keni ardhur para grave. Se ne burrat jemi më të trembur

Në fund, Rama ka bërë me dije në mes të muajit do të nisë vaksinimi i mësuesve me 14 mijë dozat e para AstraZeneca. Procesi do të bëhet në shkolla ka sqaruar, Manastirliu.