Vijon vaksinimi masiv, 80 vjeçarët vaksinohen në qendrat shëndetësore/ Mjekja: Vaksinojmë deri në 200 të moshuar në ditë

29 Mars 2021, 17:33

Paralelisht me vaksinimin e qytetarëve mbi 70 vjeç në sheshin ‘Skënderbej’, vijon dhe vaksinimi i të moshuarve +80 në Qendrat Shëndetësore në të gjithë vendin  ku është shpërndarë vaksina Sinovac. Pas lajmërimit nga mjeku i familjes, të moshuarit paraqiten për injektimin e dozës së parë. Ndërsa drejtoresha e qendrës shëndetësore nr. 4 në Tiranë Valbona Seiti thotë se vaksinohen rreth 200 të moshuar në ditë.