Vijon vaksinimi në Fier e Dibër! Mësuesit: Refuzojmë se kemi kaluar COVID-in, nuk kemi frikë!

17 Mars 2021, 11:10

TIRANË- Procesi i vaksinimit ka vijuar ditën e sotme në Dibër dhe në Fier, ku mësuesit kanë marrë dozat e para të vaksinës të AstraZeneca-s. Mes tyre ka pasur edhe nga ata që kanë refuzuar, pjesa më e madhe e tyre të cilët  kanë kaluar COVID-in dhe nuk e gjykojnë të arsyeshme që të marrin dozat e vaksinës.

"Sapo kalova virusin dhe dola me probleme me mushkrinë, jo nga frika".

Sapo e kam kaluar virusin, kjo është arsyeja"

 

"Kam pasur probleme shëndetësore dhe ndërhyrja që kam bërë", tregojnë disa nga mësuesit.

Procesi i vaksinimit ka vijuar ditën e sotme në Dibër dhe në Fier, ku mësuesit kanë marrë dozat e para të vaksinës të AstraZeneca-s. Flamur Meta drejtori i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë tha në një prononcim për Report Tv se deri më tani ata që kanë bërë vaksinën nuk ka shfaqur probleme.

"Ashtu si në të gjithë Republikën edhe në rrethin e Bulqizës ka nisur procesi i vaksinimit anti-COVID, por arsimtarët si kategori që është në risk dhe nga Ministria e Shëndetësisë është menduar të kalojë në vaksinim. Edhe në Bulqizë ne filluam me vaksinën, duke ndërtuar pikën e parë, ku u paraqitën 22 mësues, nuk kanë pasur asnjë problem shëndetësor, ka vijuar me kopshtet dhe çerdhet dhe në Ostren është hapur një pikë tjetër të vaksinimit. Kemi pasur edhe ndonjë rast kundërshtimi, që kanë pyetësorin që kanë një sërë pyetjesh siç janë gratë shtatzënë dhe fëmijë për gji, njëkohësisht kemi pasur edh enjë rast që ka hezituar dhe është reflektuar edhe në dokumentacion është formulari i mos vaksinimit", tha Flamur Meta drejtori i Njësisë vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë.