Vijon zjarri i përmasave të mëdha në Tale, në rrezik një biznes, 20 hektarë shkurre dhe bimësi të djegura

18 Qershor 2022, 21:36

Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë në zonën kënetore pranë bregdetit të Tales në Lezhë.

Raportohet se deri më tani janë djegur 20 hektarë shkurre dhe bimësi, ndërsa aktualisht është në rrezik një biznes i cili  ndodhet afër zonës së përfshirë nga  flakët.