Vijon zjarri në zonën e Karaburunit, digjen sipërfaqe të mëdha me kullota

6 Shtator 2020, 18:29

VLORË- Zjarri në zonën e Karaburunit ka vazhduar përgjatë gjithë ditës, që në orët e para të mëngjesit. Forcat zjarrfikëse janë drejt lokalizimit të flakëve dhe kjo e ka bërë më të lehtë punën.
Deri në këto momente janë djegur sipërfaqe të mëdha me kullota.

Mendohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe pritet që nesër të bëhet vlerësimi i dëmit.