Vijon zjarri pranë 'Antenave' në Devoll, zjarrfikëset luftë me flakët me lopata

22 Janar 2020, 10:46 | Përditesimi i fundit: 2020-01-22 15:35:25

DEVOLL-Zjarri i rënë prej pasdites së djeshme në zonën e Çardhakut në afërsi të antenave vijon edhe ditën e sotme, por me intensitet më të ulët.

20 forca të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve me mjete rrethanore me lopata sikur duket në pamje, pasi mjetet është e pamundur që të arrijnë në zonë si pasojë e terrenit të thyer.Flakët e zjarrit kanë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët dhe drurë.