Viktima më e re në Londër një 13-vjeçar, gazetari shqiptar: Britania shtet liberal

1 Prill 2020, 13:34

Një 13-vjeçar humbi jetën në Londër, duke u bërë viktima më e re në moshë e koronavirusit në Britaninë e Madhe.

Ismail Mohamed Abdulwahab, nga Brixton, vdiq i vetëm në Spitalin ‘King's College’. Ai u identifikua me COVID-19 një ditë pasi u shtrua në spital, ndërkohë sipas autoriteteve ai nuk kishte sëmundje të tjera të mbartura që mund të kenë ndikuar në humbjen e jetës së adoleshentit.

3-vjeçari shfaqi simptoma si kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje ku pasi u shtrua në spital u intubua menjëherë dhe më pas u fut në gjendje kome të induktuar, por fatkeqësisht vdiq sot në mëngjes.

Në një komunikim me Skype për Report Tv, gazetari shqiptar në Londër, Martin Kiri, foli për situatën në Londër, masat e marra, ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe ndihmat e ardhura me mjekë nga Kina.