'Viktimat e mëkateve mjedisore'! Lleshaj: Pastrimi i të gjithë lumenjve nga mbetjet do të nisë nga Erzeni

4 Maj 2020, 15:11 | Përditesimi i fundit: 2020-05-04 17:22:38

TIRANE-Pas kalimit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në varësi të ministrisë së Brendshme, Sandër Lleshaj nga zona e Petrelës, pranë lumit Erzen, në një prej njollave të zeza, kthyer në vend-depozitim mbetjesh deklaroi se shumë shpejt do të nisë aksioni për të kontrolluar dhe pastruar cdo lumë.

"Një ndër objektivat kryesorë të Ministrisë së Brendshme, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera në këtë periudhë pandemie është që të mos ta lëmë pandeminë që të na çorientojë dhe të na devijojë nga objektiva dhe nga prioritete të tjera që kemi, pra, që pandemia të mos eklipsojë prioritete të tjera.