Viktimat e Spitalit Amerikan/ Dy gratë u dogjën brenda në spital, gjykata dëmshpërblen vetëm njërën

7 Shkurt 2019, 14:53

Trashëgimtarët e dy grave të ndjera Hanife Mali dhe Sanije Sulaj, që u dogjën të gjalla në ambjentet e spitalit Amerikan në Tiranë, kanë hapur procese civile për dëmshpërblim financiar për jetët e humbura brenda në spital. Por në këto dy procese të ndara nga njëri-tjetri, drejtësia shqiptare ka nxjerrë në pah çuditë e saj, ku e njëjta gjykatë ka pranuar njërën nga paditë civile, atë të trashëgimtarëve të Hanivefe Malit dhe për trashëgimtarët e të ndjerës Sanije Sulaj, gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesë padinë për dëmshpërblim financiar.

Të dyja vendimet e gjykatës së Tiranës që “Shqiptarja.com” i disponon tregojnë më së mirë çuditë e gjyqësorit shqiptar, ku për dy gra që kanë humbur jetën në të njëjtin ambjent dhe në të njëjtën kohë, mbahen qëndrime të kundërta, për sa i përket dëmshpërblimit të tyre. Hanife Mali dhe Sanije Sulaj, ishin në të njëjtën dhomë kur po mernin mjekimin dhe në të njëjtën dhomë janë djegur të dyja. Por kjo nuk do të thotë gjë dhe nuk vihen fare në shqyrtim nga gjykata e Tiranës, e cila për rastin e padisë së trashëgimtarëve të Hanive Malit, ka pranuar t’i dëmshpërblejë financiarisht me vlerën 134 milion lekë të vjetra, duke detyruar Spitalin Amerikan të paguajë shumën monetare. Ky vendimin është marë në 15 mars 2018 nga gjyqtarja Mimoza Kajo. Por spitali Amerikan e ka kundërshtuar vendimin duke mos paguar asgjë dhe duke bërë rekurs në gjykatën e Apelit.