Vila luksoze në Prezë prej nga Admir Murataj monitoronte gjithçka mbi grabitjet

10 Prill 2019, 12:54

Admir Muarataj, grabitësi i vrarë nga policia në Rinas, pas grabitjes së rreth 10 milionë euro në pistën e avionit në aeroportin Nënë Tereza, ishte autor i grabitjes së bujshme në Qafë-Kashar pranë Rinas. Aty u grabitën në mes të rrugës makinat e blinduara të kompanisë private që transportonte lekët e një banke të nivelit të dytë. Prej dy vitesh në kërkim, Murataj u vra nga policia dje në Rinas, në tentativë për tu arratisur pas grabitjes.

Por në 2017-ën kur disa pjesëtarë të grabitjes në Qafë-Kashar u arrestuan, policia zbuloi edhe luksin në të cilin jetonte Murataj. Një vilë luksozë në Prezë, prej nga Murataj, me origjinë nga Tropoja, ruhej me kamera sigurie në çdo cep. Admir Murataj ishte koka e grupit.  Më 3 dhjetor 2015 në Kthesat e Kasharit u grabitën rreth 3.5 milionë euro nga një prej blindave të shoqërisë së sigurisë.Murataj ka qenë ende në kërkim edhe për organizimin e grabitjes së një banke te ‘Stacioni i Trenit’ në Tiranë, ku kanë qenë të përfshirë edhe disa ish-Komando të ushtrisë shqiptare. Admir Murataj ishte personi i vetëm që ka qenë në kërkim për grabitjet e mëhershme, ndërsa në burg gjendet dhe vëllai i tij Aleksandër Murataj.