Vinte nga Shqipëria, kapet në Athinë një rulotë me 1.2 ton kanabis

9 Mars 2020, 13:45

Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar të drogës Shqiperi-Greqi-Turqi. Kapen në Athine, mbi 1.2 ton drogë. Operacioni është zhvilluar ditën e shtunë dhe është bërë publik sot. Një rulotë ka kaluar pikën kufitare të Qafë-Botës duke hyrë në Greqi e duke vazhduar udhëtimin.

Anti-droga e Igumenicës në bashkëpunim me atë të Athinës kanë ndaluar rulotën ne Athine dhe gjate kontrollit kane zbuluar ne vende te pershtatura enkas, 1 ton 145 kg marijuane si dhe 68 kg hashash cokollate dhe 918 gram vaj hashashi.Droga mesohet se ka kaluar mesditen e se shtunes nga pika e Qafe-Botes. Vlera e droges 1 mln 730 mije euro. Ne pranga dy drejtuesit e rulotes ndersa nje i trete eshte shpallur ne kerkim. Nuk behet e ditur identiteti dhe kombesia.