Vinte nga vendet e Amerikës Latine bashkë me kafe, kapen 650 kg kokainë në portin e Livornos

30 Janar 2019, 11:54 | Përditesimi: 30 Janar 2019, 16:10

ITALI- 650 kilogram kokainë janë sekuestruar në portin e Livorns. Droga ishte e ndarë në 582 qese të vogla dhe vinte nga vendet e Amerikës Latine.

Bashkë me drogën, trafikantët po sillnin edhe kafe, kjo për të ngatërruar qentë anti-drogë që të mos nuhasnin kokainën.  

Kjo sasi drogrash është një nga më të mëdhatë që është konfiskuar në 10 vitet e fundit në Itali.

Lidhur mbi situatën ka reaguar dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale ka përshëndetur operacionin: Ju them faleminderit në emër të të gjithë italianëve.

b.ha./Shqiptarja.com