'Virgjëresha që predikojnë moral...' Rama për dekriminalizmin: Ndërhyrje në ligj për verifikim e kandidatëve para fushatës

16 Nëntor 2019, 11:21

Virgjëresha që iu ngjajnë shtëpive të qejfit e që predikojnë moral” kështu është shprehur Rama pyetjes së gazetarëve nëse do të vendos 'filtra' për kandidatët  në zgjedhje pas rasteve me mashtrimin në formularët e dekriminalizimit.

Rama ka thënë më pas se do të bëhet një ndërhyrje në ligj në mënyrë që të hetohen të gjithë kandidatët para nisjes së fushatës.

"Të gjitha virgjëreshat që thonë të kundërtën u ngjajnë atyre të shpive të qejfit e që bëjnë moral. Kjo zgjidhet vetëm e fuqizimin e ligjit. Dhe vetëdeklarimi i rremë, duhet të dënohet qartë dhe drejtëpërdrejtë. Duke çliruar partitë politike, nga shmangësit e të vërtetës kur deklarojnë. Përmes një ndërhyrje në ligj që të bëjnë verifikime pasi partitë që të çojnë listat në një kohë para fushatës.  Që  listat të jenë të verifikuara. Partitë nuk bëjnë punën e policisë dhe Prokurorisë. Kush bën moral është shëmbëlltyrë e atyre që thashë. " tha Rama.