Virologia italiane me famë botërore: Covid vuan nga nxehtësia por vetëm sjellja jonë mund ta largojë

27 Maj 2020, 13:27

Për Ilaria Capua, virologjia italiane me famë ndërkombëtare, që aktualisht administron një departament të Institutit të Patogjenëve Emerging të Universitetit të Florida në SHBA ka deklaruar se "virusi nuk dobësohet edhe pse vuan nga nxehtësia" dhe se "këta janë dy faktorë që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin"

Në lidhje me debatin shkencor për ‘fikjen’ e Covid për shkak të temperaturave të larta Ilaria Capua shpjegoi se "Virusi dobësohet nëse motori i tij fillon të punojë në të kundërt, gjë e cila shihet në sekuencat gjenetike të virusit".

Ajo tha se viruset që qarkullojnë tani nuk kanë mutacione që mund të na tregojnë nëse janë pak a shumë agresivë. Dhe kjo është arsyeja pse ne kërkojmë sekuencat.

Capua tha se "Virusi nuk do të largohet, ai ka gjetur ende ushqim në popullatë, jemi ne që e ushqejmë atë, ai vazhdon të qarkullojë ende në disa qytete të mëdha evropiane dhe jo-evropiane, ku situata është më e ndërlikuar sidomos në Amerikën Latine, saktësisht në Brazil dhe në ato vende ku ndotja ambientale është e lartë, gjë e cila nuk duhet të anashkalohet".

Virologia italiane gjithashtu ka paralajmëruar mundësinë e një vale të dytë të pandemisë: Ne mund ta lehtësojmë rrugën e rikthimit të koronavurist përmes sjelljes sonë të papërgjegjshme ose mund ta parandalojmë përmes respektimit të masave, të tilla mbrojtëse siç është larja e duarve dhe respektimi i distancës së sigurisë. Vetëm atherë nuk do të ketë valë të dytë.