Virologu italian: Diçka nuk po funksionon në rregull...koronavirusi po na kursen tani por në vjeshtë nuk do shpëtojmë prej tij

19 Qershor 2020, 14:09

Virologu italian Andrea Crisanti, Drejtori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë së Universitetit të Padovës ka deklaruar se "Numrat e epidemisë tani janë të ulta, por ekziston një element që duhet të na bëjë të jemi shumë të shqetësuar".

Dhe cili është ky faktor?

Rastet e reja nuk janë zvogëluar për javë të tëra dhe devijimet nuk janë shumë domethënëse. "Diçka nuk po funksionon" – thotë Crisanti

Drejtori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë, në një intervistë përIl Messaggero, tha se

"Ne jemi me fat që virusi duket i ndjeshëm ndaj kushteve klimatike, përndryshe do ishim të shkatërruar. Por ajo që po na kursen tani, nuk do të na sulmojë përsëri në vjeshtë-dimër”.

Ai theksoi gjithashtu se “koronavirusi qarkullon shumë më tepër nga sa mendojmë." "Ende nuk kemi kuptuar shumë nga ky virus. Ende ka shumë, shumë gjëra për të kuptuar".