Virusi corona, lideri i grupit U2 i dedikon këngë Italisë: Dëgjojeni

18 Mars 2020, 13:35

Lideri i grupit U2 Bono ka shkruar këngën "Let your love be known", të cilën ja dedikon mjekëve dhe infermierëve në ballë të betejës me virusin korona.

Kënga surprizë, shoqërohet me një dedikim special për Italinë, e cila po kalon ditë të vështira për shkak të pandemisë së virusit korona.  Kjo këngë u kushtohet gjithashtu mjekëve, infermierëve dhe personelit sanitar, që luftojnë çdo ditë kundër këtij armiku mikroskopik. Publikimin e këngës Bono Vox i grupit U3 e ka postuar në Instagram. “Kënga, thotë ai, “është frymëzuar nga Italia, dhe shkon "për të gjithë ata që edhe pse po jetojnë ditë të vështira, vazhdojnë të këndojnë. Për mjekët, infermierët dhe personelin sanitar që janë në ballë të kësaj beteje".