Virusi hyri në burg, kërkesa 'perlë' e telefonuesit për ministrin Lleshaj

24 Prill 2020, 12:04

Lajmi se ka të infektuar në burgje është komentuar me ironi dhe me një batutë epike nga një qytetar në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv nga një qytetar. Duke folur me moderatorin Andi Kapxhiu ai kishte një kërkesë “perlë”  për ministrin Sandër Lleshaj: “Kisha diçka për ministrin Lleshaj, meqë virusi hyri në burg ai t’i vërë prangat dhe të mos e lërë që të dali nga burgu.Virusi hyri vet në burg është fat i madh dhe  Lleshaj t’i vërë prangat dhe virusi të mos dali më në popull por të rrijë në burg” e mbylli zotëria telefonatën.