Virusi i gripit shton vizitat në Spitalin e Kukësit! Mjekja: Jemi në dispozicion të çdo rasti, shmangni daljet e shpeshta në të ftohtë

8 Janar 2020, 18:47

KUKES- Rënia e temperaturave në javën e parë të janarit ka sjellë edhe shtimin e numrit të të prekurëve nga virozat e gripit. Në spitalin rajonal të Kukësit ka një shtim të vizitave. Pjesa më e madhe e qytetarëve kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe kanë vijuar trajtimin në shtëpi, ndërsa pacientë të tjerë janë shtruar në spital për një mjekim më intensiv. Sipas mjekëve, situata nuk është alarmante, edhe pse ka një shtim të rasteve, ndërsa apelojnë për një kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe. 

“Në spitalin rajonal të Kukësit ka pasur raste që kanë marrë shërbim ambulator dhe raste në urgjencë. Pak raste janë shtruar në shërbimin infektiv. Ne jemi në dispozicion të çdo rasti, uroj mos kemi shtim sepse dhe moti po ftohet. Njerëzit të mos kenë shumë kontakt me të ftohtin dhe të pinë lëngje”, tha  mjekja Fjoralba Prifti 

Ndër grupmoshat më të prekura nga virozat e stinës janë fëmijët dhe të moshuarit. “Shërbimi është i mire, por koha e ftohtë ne jemi të sëmurë se jemi dhe pleq”, tha një pacient.  “Shërbimi i mjaftueshëm, erdhëm për një viztë për gripin”, tha një tjetër qytetar

Ministrja Manastirliu gjatë një prononcimi gjatë ditës së djeshme pohoi se virusi i gripit është në një nivel mesatar por ka një tendencë në rritje. Ndërkohë apeloi që të përdorin qendrat shëndetësore. Në Shqipëri, sikundër në të gjithë vendet Europiane po qarkullon virusi i tipit A, nëntipi A/H1 dhe qarkullimi i virusit është me intensitet mesatar, me tendencë rritje, një situatë e zakonshme dhe e pritshme 

    No videos found.