“Virusi kapi mushkritë jo trurin”, i moshuari nuk pret ndryshim të politikës

6 Maj 2020, 10:47

A do të ndryshojë politika shqiptare pas pandemisë? Kjo ishte tema e sotme e diskutimit në emisionin e mëngjesit “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një i moshuar që u bë pjesë e programit duke komunikuar me gazetarin Andi Kapxhiu tha se nuk pret ndonjë ndryshim pasi sipas tij gripi kapi mushkritë e njerëzve jo trurin dhe ai pret që njerëzit të kenë të njëjtin mentalitet edhe pas pandemisë. Zotëria i bën një thirrje edhe kryeministrit Rama.