Virusi kinez, Europa në alarm, tre të infektuar në Francë. Ministria e shëndetësisë franceze: Me siguri do të ketë të tjerë

25 Janar 2020, 10:46 | Përditesimi i fundit: 2020-01-25 17:52:46

Ndërsa autoritetet shëndetësore të Hubei në Kinë kanë raportuar për 17 vdekje të tjera nga koronavirusi në nivelin krahinor, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 41 kurse numri i të infektuarve ka shkuar në pothuajse 1.300, alarmi I kuq është ngritur në Europë.

Tre raste janë konfirmuar në Francë, të parat të identifikuara zyrtarisht në kontinentin e vjetër.