Virusi korona/ Këngë labe si melhem për shpirtin

11 Prill 2020, 12:53

Tabani i muzikës shqiptare, një burim vlerash e emocionesh të pashterueshme, flet në këto ditë të pazakonta me fjalë zemre. Zërat vinë nga Vlora e këngës, ku Tomorr Lelo ka bërë bashkë artistë për ti kënduar pikërisht këtij momenti të brishtë, të shkaktuar nga përhapja e virusit korona. Kënga labe, kësaj here e orkestruar nga Artur Dhamo, vjen si thirrje për artistët, që ti mëkojnë dhimbjet këtij populli me artin e tyre. Ansambli "Çipini" fton këngëtarët të përkundin këngën në shtëpinë e shqiptarëve, si melhem për shpirtrat në ankth.

  •