Virusi misterioz që po përhapet me shpejtësi në Kinë, ISHP: Shqipëria nuk rrezikohet

20 Janar 2020, 13:36

Një virus misterioz i ngjashëm me Sars është përhapur në Kinë ndërsa autoritetet thanë se ishte përfshirë edhe Pekini, duke nxitur kështu frikën e një shpërthimi të madh teksa miliona njerëz fillojnë të udhëtojnë për vitin e ri kinez. Por a jemi të rrezikuar nga ky virus? Instituti i Shëndetit Publik deklaron se rreziku i shfaqjes së virusit në vendin tonë është i ulët.

Virusi i shfaqur në Kinë kohët e fundit nuk rrezikon vendin tonë dhe as Europën. Rreziku i shfaqjes së është fare i ulët. Ndërkohë ISHP jep edhe disa rekomandime standarde për të zvogëluar ekspozimin ndaj kësaj sëmundje:

1) Lani duart me ujë dhe sapun, ose përdorni solucion të duarve me alkool.
2) Kur kolliteni dhe teshtini mbuloni hundën dhe gojën me shami ose me parakrah.
3) Shmangni kontaktet e afërta me çdo njeri që ka simptoma të rrufës/gripit.
4) Praktikoni rregullat bazë të higjenës gjatë gatimit.
5) Shmangni kontaktin me kafshë të gjalla.

Shfaqja e re e koronavirusit, e zbuluar në qytetin qendror të Ëuhan, në Kinë  ka shkaktuar alarm për shkak të lidhjes së saj me sindromën e rëndë akute të frymëmarrjes (Sars), e cila vrau gati 650 njerëz në të gjithë territorin e Kinës dhe Hong Kongut në 2002-2003.