'Virusin e kam prekur', doktori shqiptar: Italia nis fazën e dytë! Shqipëria, kujdes me masat!

26 Prill 2020, 14:44 | Përditesimi i fundit: 2020-04-26 16:41:17

TIRANE-Mjeku shqiptar në Milano që është në krye të detyrës në vijën e parë, Albert Troci në një intervistë për Report Tv me gazetarin Besard Jacaj u shpreh se Italia po bëhet gati për fazën e dytë me nisjen e hapjes graduale. "Po bëhemi gati të dalim në fazën e dytë. Duhet të dalim patjetër dhe të gjejmë një strategji. Tani fazat janë të qarta, po bëhen shumë teste dhe si do të nisë hapja. Hapja duhet të jetë me një vëzhgim shumë të lartë, duhet të shikohen kurbat për të mos pasur një goditje të dytë nga rihapja".

Ashtu si Italia dhe Shqipëria po bëhet gati për hapjen graduale, po sa rrezikon? "Shqipëria pati fatin se pa se ç'ndodhi në Itali dhe arriti që të bllokonte zinxhirin e infeksionit. Si në Itali dhe vende të tjera numri i të infektruarve reale është më i lartë se ai që testohen, që pasqyrohen në testet zyrtare. Nuk është thjeshtë fakti që të kesh respirator, nuk do të thotë se i zgjidhe të gjitha. Se të kesh një pacient në terapi itensivie duhet të kesh një mjek dhe dy infermier të specializuar. Pra është edhe numri i personave të specializuar. Një terapi itensive është shumë e vështirë për t'u trajtuar" tha ai.